Në orët e fundit po bëjnë xhiro në rrjet fotot e Shakirës në një dyqan në Nju Jork teksa ka shpërthyer në lot

Këngëtarja është parë me lot në sy teksa ndodhej në një dyqan në qytet, ku ndodhet aktualisht me djemtë e saj, pak ditë pas intervistës së saj në emisionin “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Ajo u fotografua me lot në sy teksa po bënte pazar dhe po fliste me një grua të panjohur. Madje, ajo me kapelën e saj ka tentuar t’i fshihej kamerave.

Në intervistë, Shakira foli për ndjenjat e saj, duke theksuar se sa shumë ka ndikuar ndarja e saj nga Gerard Pique.