.

Tjetër dëmtim për Kombëtare, Berat Gjimshiti ndalet në infermieri

Berat Gjimshiti do të duhet të kalojë sërish nga infermieria. Sapo ishte kthyer i rëndësishëm dhe titullar absolut për Kombëtaren, ylli i Atalantës ka pësuar një tjetër dëmtim.

Ai doli nga fusha mes dhimbjesh në fundin e pjesës së parë në sfidën kundër Napolit. Lajmet e para janë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Gjimshiti pritet të mungojë në sfidën e radhës kundër Empolit në Serie A ndërsa pritet të rikthehet në fushë vetëm pas pauzës që sjellin sfidat në kualifikueset e “Euro2024”.

Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kombëtares ndaj Polonisë më 27 mars, çka përbën një dhimbje të madhe për Kombëtaren.

Trajneri Sylvinho duhet t’i bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve më të mirë të Kombëtares, teksa edhe emra si Keidi Bare dhe Armando Broja janë mungesa të konfirmuara.