.

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Big brother VIP?! Qetsori puth në buzë Sabianin

Gjatë mbrëmjes dedikuar vetëm djemve, Qetsori në një moment ka vendosur që të mos i përgjigjet pyetjes dhe ka kryer dënimin.

Qetsori preferoi mos të thoshte emrin e ish-të dashurës së fundit dhe për këtë arsye zgjodhi dënimin, i cili ishte që të puthte në buzë një nga djemtë.

Ai zgjodhi Sabianin dhe ky i fundit nuk e pati problem dhe mes banorëve plasi e qeshura.

Mbrëmë djemtë u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme pikante të realizuara nga Vëllai i Madh dhe vajzat kanë qenë aty duke i dëgjuar. Madje ato i komplimentuan djemtë për sinqeritetin dhe seriozitetin që e kishin marrë lojën.