.

VIDEO/ Çmendet Sergio Ramos, kap për “leckash” fotografin dhe e shtyn me forcë pas humbjes me Bayernin

PSG-ja u mposht ditën e djeshme me shifrat minimale 0-1 nga Bayern Munchen në raundin e 1/8-ave të Champions League. Në fund të ndeshjes lojtarët e PSG-së shkuan pranë tifozëve për të duartrokitur dhe për të ndjerë ngrohtësinë e tyre.

Pikërisht në këtë moment në fund të ndeshjes ka ndodhur një episod aspak i zakonshëm, ku protagonist ka qenë Sergio Ramos. Në një video të filmuar nga një tifoz, Ramosit i afrohet një fotograf për të bërë punën e tij, por mbrojtësi francez e shtyn me forcë për ta larguar.

Kjo skenë nuk ka marrë ende reagimin e Sergio Ramos, por është shoqëruar me kritika të mëdha, me komentuesit, që kanë vërshuar me komente negative ndaj ish-kapitenit të Real Madrid. Mesa duket humbja ndaj Bayernit e ka rënduar më shumë seç pritej mbrojtësin e PSG-së.

 

@orgonamoThe disrespect from @Sergio Ramos … ? SHAMEFUL#sergioramos#sergioramos4#psg#parissaintgermain#championsleauge#fcbayern#football#footballtiktok