.

“Mashtrimi” i PSG-së për Mbappe, francezi kthehet në stërvitje para supersfidës me Bayernin

Pak ditë më parë, trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, u shpreh se nuk besonte se Kylian Mbappe do të mungonte në ndeshjen e nesërme që PSG dhe bavarezët do të luajnë në kuadër të 1/8-ave të Champions League.

Dhe në fund dyshimet e gjermanëve kanë rezultuar të sakta, pasi ditën e djeshme Mbappe ka dalë në stërvitje me PSG-në dhe nuk është parë të ketë ndonjë problem. Gjithsesi, mbetet të shihet nëse ylli francez do të luajë si titullar në supersfidën e nesërme.

“Mbappe, një dritë në stol”. Ky është titulli i faqes së parë të numrit të sotëm të gazetës franceze, “L’Equipe”, duke iu referuar rikuperimit të mundshëm të yllit francez, të paktën për stolin, në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Bayern Munchen. Ndërkohë, edhe Messi rrezikon këtë ndeshje.