.

Lufta në Ukrainë, Zelensky takohet sot me Sunak, zbardhet axhenda e dy liderëve


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky viziton sot Britaninë për herë të parë që prej fillimit të ofensivës ruse.

Zelensky do të takojë kryeministrin e Britanisë Rishi Sunak në Parlament për të diskutuar rreth luftës dhe për trajnimin e forcave ukrainase nga ato britanike.

Pritet që Sunak ë zgjerojë trajnimin e ofruar nga Britania për të përfshirë pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat duke u siguruar që Ukraina të ketë një ushtri më të aftë.

“Vizita e Presidentit Zelensky në Britani është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe miqësisë së pathyeshme midis dy vendeve tona… Që nga viti 2014, Britania ka ofruar trajnime për forcat ukrainase, duke i lejuar ata të mbrojnë vendin e tyre, sovranitetin dhe luftojnë për territorin e tyre”, ka thënë Sunak për Zelenskyn.

Sipas mediave britanike, në kuadër të programit të trajnimit që tashmë funksionon në Britani, 10,000 trupa ukrainase janë duke u trajnuar, për Sunak ka për qëllim dyfishimin e numrit.

Çështja tjetër që do të trajtohet është sanksionimi për ata që kanë “ndihmuar Putin” më luftën e tij kundër Ukrainës.

Kujtojmë që në nëntor , qeveria britanike sanksionoi 22 rusë, përshirë këtu një pjesë që kanë marrë pjesë në mënyrë indirekte në luftë.

Ndër emrat më të shquar janë Dmitry Medvedev, ish-kryeministri rus dhe Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea FC.