.

Leo Messi me zemër të madhe! Dhuron 3.5 MLN EURO për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Tërmetet me pasoja katastrofike në Turqi dhe Siri kanë prekur padyshim gjithë botën, teksa Lionel Messi mësohet se i është bashkuar atyre që janë vënë në dispozicion për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e madhe, që ka lënë në hije edhe luftën në Ukrainë.

Mediat turke bëjnë me dije se argjentinasi ka urdhëruar punonjësit e fonacionit të tij për të ndihmuar dhe mësohet se kampioni i botës ka shpërndarë rreth 3.5 milionë euro në formën e ndihmave të ndryshme.

Kjo ndihmë jepet nëpërmjet fondacionit “Leo Messi”, teksa drejtuesi i kësaj organizate është vëllai i madh i yllit të PSG, Matiasi. Fondacioni është ngritur në bashkëpunim me UNICEF dhe ka si synim kujdesin për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve në gjithë globin.