.

Jeta triumfon mbi vdekjen në Turqi/ Pas 60 orësh nën rrënoja, nxirren të gjallë 6 persona, mes tyre edhe një fëmijë

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u nxorën të gjallë nga rrënojat pas 60 orësh nga tërmeti që goditi Turqinë të hënën.

Kamerat e CNN Turk treguan zyrtarë shëndetësorë duke vrapuar drejt rrënojave në Kahramanmaras.

Disa minuta më vonë, kamerat treguan një oficer të ekipit të shpëtimit që mbante një fëmijë të vogël në dorë.

Gazetari i CNN Turk e quajti operacionin e shpëtimit një “mrekulli” dhe “të pabesueshme”.