Dy shqiptarët ishin emra të njëjta ishin të njohur për policinë greke.

Ndërkohë mediat greke kanë hedhur dyshime të forta se vrasja e dyfishte ka lidhje me ekzekutimin e një biznesmeni në Tiranë.

Këto ngjarje po hetohen nga autoritetet greke.  Vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë tronditi jo pak vendin. 49-vjeçari u vra në një lokal në rrugën “Fadil Bidinaku” në Tiranë, ndërsa u qëllua me 9 plumba dhe humbi jetën rrugës për tek Trauma.

Ndërkohë sipas informacioneve 41-vjeçari i vrarë në Greqi ishte arrestuar  në Korinth në vitin 2016 pas zbulimit të një plantacioni të madh hashashi, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe biznesmeni që u vra në Tiranë.

Sipas informacioneve 41-vjeçari siç njihej edhe ndryshe “Nikos” dhe Papa ishin dy figurat kryesore të përfshirë në tregtinë e hashashit, por biznesmeni kishte arritur të arratisje nga Greqia në vendlindje.

Këto vrasje mafioze tashmë po hetohen pasi nga detajet këto dy raste janë të lidhura.

 “Sekretet” e burgjeve

“Nikos”, siç njihej 41-vjeçari në Nea Smyrni, ishte liruar me kusht nga burgjet greke në vitin 2020. Dosja e tij penale ishte voluminoze.

Ai është akuzuar si anëtar në organizatë kriminale, trafik imigrantësh të paligjshëm, trafik dhe mbajtje droge, armëmbajtje, zhvatje, tentativë vrasje, falsifikim, grabitje dhe vjedhje.

Ai hyn e dilte nga burgjet që nga viti 2008 pa u ndëshkuar, pasi me daljen e tij ra sërish në paligjshmëri.

Në fakt,  thuhej se sa herë që vuante një dënim në burgjet e vendit , hapte punë dhe gjente bashkëpunëtorë të rinj që, kur të dilte, të ishte gati për hapin e radhës në botën e krimit.

Brenda burgjeve, e veçanërisht në Korydallos , duket se ka krijuar miqësi të ngushta, por edhe hasmëri të forta, kryesisht me bashkatdhetarët.