.

Putin u zotua se nuk do prekej kurrë, Ukraina sulmon me mbi 20 raketa qytetin pranë Donetskut

Raketat kanë rënë mbi një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore dhe rajonin e aneksuar të Krimesë, duke hedhur në erë një kazermë ushtarake që merrte urdhra nga Kremlini.

Të dyja palët konfirmuan se raketat kishin rënë në Melitopol, i cili ndodhet brenda Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, një pjesë e Ukrainës lindore dhe jugore që Vladimir Putin e pretendoi si tokë ruse dhe u zotua se do ta mbronte në shtator .

Mediat shtetërore ruse raportuan se mbi 20 raketa kishin goditur qytetin, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, ndërsa një nga ndërtesat e goditura ishte një kishë që kontrollohej nga trupat e Putinit, shkroi kryebashkiaku i Melitopol në Telegram.