.

Shpërthime të fuqishme zjarri në një kompleks banesash në Angli, raportohet për viktima dhe shumë të zhdukur

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë në ishullin Jersey në Kanalin anglez, ndërsa raportohet për disa persona të zhdukur.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të portit të ishullit dhe ekuipazhet po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes.

AFP, BBC dhe Sky News raportuan se një person ka mbetur i vdekur, por Reuters raportoi tha se nuk e kishte konfirmuar këtë informacion.