.

“Deputetë në nivele të politikës janë të përfshirë…”, Balliu: Nëse je trafikant, drogaxhi apo vrasës futesh në parlament! Sa më shumë të thithësh kokainë në PS, aq më lart ngjitesh në karrierë

I ashpër ka qenë qëndrimi i Klevis Ballit ndaj qeverisë ‘Rama’. I ftuar në emisionin “Open” në News24 ai tha se e vetmja alternativë që qeveria u ka ofruar të rinjve është droga.

“Ju drogën e bëtë institucion. Vrasjet që bëhen sot janë të moshës 25-vjeç. Çfarë ofruat ju? Je trafikant, je drogaxhi , je vrasës futesh në parlament. Ke diplomë nuk futesh dot në parlament sepse këtë standard vendosi ky vrasësi. Ju keni sot tek Porti i Durrësit, dhe tani 60 % që duan të fshinë Portin e Durrësit e ta bëjnë Dubai nuk e gjejnë dot.

Institucionet dhe deputetë në nivele më të larta të politikës shqiptare janë të përfshirë. Ju thonit, ministri më i mirë, më i bukur. Policia juaj doli e tha, ‘faleminderit Saimir Tahiri’. Keqardhje për të gjithë socialistët, turp për ne si komb që të diskutosh për politikë si të flasësh për kronikën e zezë”, tha Balliu, duke shtuar: ” Në Berat ministri i Brendshëm është deputet dhe atje. Sa më shumë ta thithës kokainë në PS më lart ngjitesh në karrierë. Kush e thith më shumë nga të gjithë është kryetari.