.

Zgjodhën të vdisnin para se të dorëzoheshin tek rusët/ Heronjtë e Ishullit të Gjarpërinjve: Ja si mbijetuam

Me nisjen e luftës në Ukrainë, të  shumta ishin historitë që u bënë virale dhe që tregonin heroizmat e ushtarëve vendas, në përballje me rusët.

Një prej tyre që bëri më shumë bujë, ishte beteja në Ishullin e Gjarpërinjve, aty ku disa ushtarë preferuan të vdisnin sesa të dorëzoheshin tek pushtuesit.

Mbrojtësit e ishullit të gjarpërinjve u shpallën të vdekur pasi shkëmbimi i zjarrit i tyre me anijen komanduese ruse “Moska” u regjistrua në ditën e parë të pushtimit. Ata u bënë heronj kombëtarë dhe ndërkombëtarë, madje iu kushtua një pullë postare. Pas sulmit rus, komunikimi me radio me postin strategjik në Detin e Zi u zhduk dhe supozohej se “Moska” kishte ndjekur kërcënimet e saj për të shkatërruar mbrojtësit e ishullit.

Sipas Telegraph, megjithatë, disa ditë më vonë autoritetet ukrainase njoftuan se besonin se ekuipazhi i Ishullit, 28 roje kufitare, 50 ushtarë dhe dy punëtorë, mbijetoi dhe se rusët i mbajtën ata si robër lufte. Tani disa prej tyre janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina dhe komandanti i ekuipazhit të ishullit, Bogdan Hocki, ka dhënë detaje të reja për atë që ndodhi atë ditë.

Majori Hocki, një kapiten 29-vjeçar, u dërgua për të udhëhequr rojen kufitare të ishullit vetëm disa muaj para pushtimit rus. Në prag të 24 shkurtit, ndërsa trupat ruse u grumbulluan rreth kufijve të Ukrainës, ekuipazhi i ishullit të gjarpërinjve u përgatit për një pushtim të mundshëm me stërvitje të përditshme.

Pastaj në orën katër të mëngjesit filloi sulmi. Një varkë patrullimi ruse mbërriti dhe u tha mbrojtësve të ishullit të dorëzoheshin. Ata nuk reaguan dhe po përgatiteshin të mbronin ishullin me të vetmet armë që kishin, snajperë dhe bomba. Në orën 10:00, raketa e parë goditi ishullin.

” Isha shumë i zënë për të pasur frikë. Njerëzit më kërkonin vendime” – tha Hocki.

Pastaj erdhi “Moskva”, një anije e madhe me një ekuipazh prej më shumë se 500 personash, e pajisur me raketa lundrimi të drejtuara. Grupi i Major Hockit u mbulua kur filloi bombardimi. “Moska” përsëriti kërkesën për dorëzim dhe oficerët rusë me sa duket besuan se ukrainasit do të hiqnin dorë shpejt nga rezistenca e tyre.

“Na premtuan një punë, para, një karrierë në Rusi. Askush nuk ishte gati të pranonte ofertën e tyre” – tha majori Hocki.

Rreth mesditës, ai u gjend në stacionin radiofonik me dy kolegë të tjerë, burrat që flisnin në regjistrimin e famshëm, të cilët Majori Hocky refuzoi t’i identifikonte për arsye sigurie. Ata mund të shihnin në ekranet se ishulli ishte i rrethuar dhe duke qenë se Ukraina ishte nën pushtim të plotë, ishte e qartë se ndihma nuk do të mbërrinte.

Ajo që në fakt ndodhi ishte zbarkimi rus në ishull rreth orës 18:00, kur ra errësira. Mbrojtësit e ishullit të gjarpërinjve u dorëzuan dhe u dërguan me anije në Sevastopol në Krime, e cila ishte e pushtuar nga Rusia. Pastaj i ndanë. Majori Hocki e gjeti veten në paraburgim në Rusi dhe nuk donte të thoshte nëse ishte torturuar. Tortura e tij përfundoi në mes të prillit, kur ai u transferua përsëri në Ukrainë si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. Ai u kthye nga të ‘vdekurit’ dhe mësoi se ishte bërë hero kombëtar.