.

TRAGJEDI në Itali! Çifti shqiptar gjendet pajetë në banesë, dyshohet se janë vrarë nga bashkatdhetari

Një ngjarje tragjike është shënuar të dielën mbrëma në Spinea. Një burrë dhe një grua, të cilët jetonin së bashku, u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre, në via Leopardi.

Zbulimi i trupave është bërë nga Karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.

Të dy të vdekurit, sipas mediave italiane, janë shqiptarë dhe po ashtu edhe i shpalluri në kërkim.

Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarjet. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi.