.

“Bashkëpunimi me NATO-n”, prioritet”/ Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda të forcojnë ligjet kundër terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje që Suedia dhe Finlanda të forcojnë ligjet e tyre kundër terrorizmit dhe të rrisin bashkëpunimin me NATO-n, përfshirë edhe Turqisë.

Thirrja e Stoltenberg vjen për të luftuar terrorizmin dhe organizatat si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

“Është e rëndësime për Turqinë sepse Turqia është vend anëtar i NATO-s që është më i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste”, ka thënë ai.

Ndër të tjera bëri më dije se 28 nga 30 vendet anëtare kanë ratifikuar tashmë kërkesat për anëtarësimin, e dy vendeve nordike në NATO.