.

15 minuta larg plazhit të virgjër! Qyteti piktoresk italian ju paguan 28 mijë euro vetëm që të jetoni aty (FOTO)

E keni menduar ndonjëherë se do mund të paguheshit deri në  28 000 euro  vetëm për të jetuar në një vend?

Ja që kjo gjë mund të bëhet realitet dhe oferta vjen nga Italia. Qyteti antik i Presicce në rajonin e Pulias po ofron para me shpresën se do afrojë njerëz të rinj, për të gjallëruar jetën e komunitetit që ka mbetur në qytetin e mbushur me shtëpi të rrënuara.

Ajo që e bën propozimin edhe më tërheqës është se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e pacenuara të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca.

Ky është rasti më i fundit,k u qeveria italiane ofron para për të huaj me qëllim rijetësimi ne fshatrave që tashmë janë thuajse të boshatisur nga njerëzit. Vitet e fundit, njerëzit në mbarë botën që ëndërrojnë për një vend në diell, kanë blerë prona të lira, duke premtuar se do t’i rinovojnë ato.

Sipas një këshilltari lokal, paratë mund të përdoren si për blerjen e një shtëpie ashtu edhe për rinovimin e saj, me shtëpi që kushtojnë pak më shumë se 20,000 euro.

Qyteti antik është i rrethuar nga gjelbërimi dhe ka zyrën e tij postare, bankën dhe supermarketet.   I njohur gjatë periudhës së Rilindjes për ullishtat e tij të gjera dhe vajin premium të ullirit, Presicce është i mbushur me dëshmi të historisë si ‘qyteti i arit të gjelbër’, siç quhej dikur.