.

Tensionet pas rënies së raketës, Polonia nis ndërtimin e gardhit me tela përgjatë kufirit me Rusinë

Polonia ka instaluar një mur të përbërë nga tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Rusinë vetëm disa orë pasi një raketë ra në territorin e saj, duke vrarë dy persona.

Ushtarët u panë duke vendosur telat e mprehtë pranë fshatit Szyliny pranë enklavës ruse të Kaliningradit sot, ndërsa raportohet se struktura mbrojtëse është rreth 2 metra e lartë dhe mbi 3 metra e gjerë.

Vendet anëtare të NATO-s po diskutojnë gjithashtu për forcimin e mbrojtjes së tyre ajrore në lindje, me Sllovakinë që kërkon sisteme shtesë nga partnerët e aleancës për të “ruajtur edhe më shumë sigurinë e qytetarëve sllovakë”, tha ministri i tyre i mbrojtjes.

Shqetësimet se lufta do të përshkallëzohej me ngjarje edhe më të rënda u ngritën në mënyrë dramatike dje me raketën që u hodh në Poloni të martën, duke vrarë dy fermerët polakë.

Varshava fillimisht pretendoi se raketa erdhi nga Rusia, e cila mund të kishte parë NATO-n duke thirrur nenin 5 në të cilin një sulm ndaj një vendi konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, duke ndezur një përpjekje kolektive të mbrojtjes.

Tani, udhëheqësit kanë thënë se raketa mund të jetë nisur nga mbrojtja ajrore ukrainase, duke lehtësuar frikën se sulmi mund të tërhiqte NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, por duke i dhënë Vladimir Putinit justifikim për të sulmuar Perëndimin.