.

Stambolli nuk gjen qetësi/ Shpërthime të fuqishme pranë Hagia Sophia-s, 3 makina në flakë…

Një sërë shpërthimesh janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stamboll, ndërsa 3 makina u përfshinë nga flakët.

Sipas agjencisë Demiroren, ngjarja ka ndodhur në rrugën Kokamustafa Pasha, vetëm 5 kilometra në perëndim të sheshit Sultanahmet, ku ndodhen atraksionet kryesore të qytetit, Hagia Sophia dhe Xhamia Blu.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.  Flakët nga zjarri i një makine në lagjen Fatih të Stambollit u përhapën në automjete të tjera të parkuara, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët.