.

Në prag të një lufte botërore? Liderët e NATO mbledhje urgjente pas sulmit në Poloni, a do akuzohet Rusia

Liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t’iu përgjigjur sulmit me raketa në një fermë në Poloni ditën e djeshme.

Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore dhe vetë qeveria polake, kanë shmangur fajësimin e Rusisë, sipas BBC. Si shefi i NATO-s ashtu edhe presidenti polak e kanë quajtur sulmin që vrau dy persona, një “incident tragjik”. Kjo është në përputhje me një qëndrim të mëparshëm  nga presidenti amerikan Joe Biden.

Gjithashtu kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin faktet e asaj që ndodhi.

Fillimisht u raportua se dy raketa të nisura nga Rusia goditën fermën duke vrarë dy persona, megjithatë liderët nuk po nxitohen për të ngritur akuza për shkak se kjo mund të çonte në një përshkallëzim botëror të luftës në Ukrainë.