.

Alarmet për bomba në shkollat maqedonase, ministri i Brendshëm: Akt monstruoz, sulm hibrid ndaj shtetit!

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski i quajti alarmet false për bombat në shkollat vendase, një luftë hibride ndaj shtetit.

“Unë jam i mendimit se alarmet për bomba të vendosura në shkolla përfaqësojnë një sulm hibrid ndaj shtetit dhe se është një akt monstruoz, sepse kushdo që e bën, shqetëson nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadrin mësimor dhe mbarë shtetin”, tha ai.

Zyrtari maqedonas shtoi se institucionet vendase janë të përkushtuara që të identifikojnë n ënjë kohë të shkurtër autorët.

“Institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë. Pres që në një kohë shumë të shkurtër të kemi realizim për zbulimin e njërit prej autorëve”, deklaroi ai.