.

Skenë e frikshme/ Shembet struktura e varrezave murale, dhjetëra arkivole mbeten të varur në ajër

Napoli është zgjuar me një peizazh të frikshëm ditën e sotme, teksa një varrezë murale është shembur duke ekspozuar dhjetëra arkivole.

Shembja erdhi pas reshjeve të dendura të shiut dhe amortizimit të strukturës që mbante arkivolët. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që napletanët përballen me këtë skenë, pasi edhe në janar, diçka e ngjashme ka ndodhur në një pjesë tjetër të qytetit. Qytetarët, megjithatë, fajësojnë keqmenaxhimin e varrezave të qytetit për krijimin e rrënojave, në të cilat janë kthyer lapidarët e të dashurve të tyre.

Autoritetet kufizuan lëvizjen në varrezat e Poggioreale dhe filluan një hetim. Duke qenë se zona ishte e mbyllur për vizitorët pasditen e së hënës, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.