.

Sulmet ruse mbi Ukrainë/ Rreth 70 persona të vrarë, mbi 1000 zona banimi mbeten pa energji elektrike


Sulmet ruse mbi Ukrainë/ Mbi 1000 zona banimi mbesin pa energji elektrike

Më shumë se 1,100 zona banimi kanë mbetur pa energji pas 10 ditësh të sulmeve ruse që synonin objektet energjetike të Ukrainës.

Në 10 ditët e fundit, Rusia kreu rreth “190 sulme masive me raketa, dronë kamikaze dhe artileri në 16 rajone të Ukrainës dhe në qytetin e Kievit”, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Ukrainës, Oleksandr Khorunzhyi, në një konferencë.

“Për momentin, 1,162 vendbanime në rajonet Dnipropetrovsk, Kirovograd, Zhytomyr, Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhia, Lugansk, Mykolaiv, Kherson mbeten të ndërprera nga energjia elektrike,” tha Khorunzhyi.

Sakaq, aportohet se më shumë se 70 persona janë vrarë dhe 240 janë plagosur nga sulmet.