.

Shtimi i sulmeve ruse, reagon NATO: Asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën! Do furnizojmë Kievin me sisteme mbrojtëse ajrore


NATO do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë për të ndihmuar vendin të mbrohet nga sulmet ruse nga ajri.

Ukraina tha se është përballur me një numër të shtuar sulmesh ajrore gjatë javës së kaluar, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se 30% e termocentraleve në vend janë shkatërruar.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të përmbushim atë që aleatët kanë premtuar, për të rritur dhe ofruar edhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. NATO do të dorëzojë në ditët në vijim sisteme kundër dronëve për të kundërshtuar kërcënimin specifik të dronëve, përfshirë ato nga Irani. Asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.