.

Pamje apokaliptike/ Dallga 4,5 metra e uraganit Ian merr përpara gjithçka

Uragani shkatërrues “Ian” goditi SHBA-në disa ditë më parë, duke shkaktuar mbi 100 viktima dëme të mëdha.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje apokaliptike nga plazhi Fort Myers.

Pamjet janë kapur nga “gjuetarët” e stuhive, të cilët po ndiqnin gjatë gjithë kohës uraganin. Ata vendosën një kamera në breg të detit, e cila për filmoi për disa orë.

Videoja nis me pamjen e qetë të një zonë bregdetare ndërsa më pas dallga  arrin deri në 4,5 metra dhe zhduk gjithçka.