.

Po përgatitet një sulm bërthamor?! Pamjet e frikshme të autokolonës ruse që dyshohet se transporton armë drejt Ukrainës

Rusia gjithmonë e më shumë po e shton retorikën e saj kërcënuese për përdorimi ne armëve bërthamore, kërcënime që kanë filluar të merren seriozisht edhe nga perëndimi.

Së fundmi një video e publikuar dhe e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një autokolonë ushtarake ruse, që është duke iu drejtuar vijës së frontit me Ukrainën.

Autokolona e përbërë nga dhjetëra maune ruse dyshohet se përmban armë bërthamore, duke shtuar frikën për përshkallëzimin e luftës,ndërsa nuk dihet vendi se ku është xhiruar video.

Analisti i mbrojtjes Konrad Muzyka tha se treni është i lidhur me një njësi që operon me një duzinë qendrash magazinimi për armët bërthamore.

Ai tha: “Kjo është në të vërtetë pajisje transportuese që i përket Drejtorisë së 12-të kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Drejtoria është përgjegjëse për municionet bërthamore, ruajtjen, mirëmbajtjen, transportin dhe lëshimin e tyre në njësi”.

Eksperti theksoi se video në asnjë mënyrë nuk tregon “përgatitjet për një lëshim bërthamor”

Megjithatë, ai tha se ishte domethënëse që ajo u shfaq pasi Ukraina paralajmëroi për rrezikun “shumë të lartë” të Rusisë për të përdorur një armë bërthamore taktike.

“Mund të jetë një formë e sinjalizimit për Perëndimin se Moska po përshkallëzohet,” tha Muzyka, duke iu referuar paralajmërimit të luftës bërthamore të Vladimir Putin të premten.

Muzyka sugjeroi gjithashtu se Rusia mund të lëvizë këtë pajisje përpara stërvitjeve për Forcat e saj Strategjike të Raketave , njësia kryesore e parandalimit bërthamor të vendit.

“Forcat ruse të RVSN zakonisht stërviten intensivisht gjatë vjeshtës,” shpjegoi Muzuka.