.

“Nativiste! Ka akuzuar Sorosin se po bën zhvendosje etnike”, Lubonja për Melonin në krye të qeverisë italiane: Arsyeja e fitores është…

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni vasili, po trajtohet tema e zgjedhjeve të fundit të Itali dhe zgjedhja e Georgia Meloni si kryeministre e re e vendit.

Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar se arsyeja e ardhjes së Melonit në pushtet, ka qenë lodhja e italianëve nga klasa dominuese. Ai u shpreh se nuk pret që të ketë një ndryshim në Itali, as në aspektin ekonomik, me ardhjen e Melonit në krye të shtetit, por se ajo që sheh pozitive, është mësimi që iu dha klasës dominuese në Itali me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Mendimi im është se siç tha edhe për 5 Stelle që fitoi me 33 përqind para 4 vitesh, nëse do kërkojmë diçka të përbashkët është të qenit parti antisistem. Fitorja i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa dominonte politike. Ajo që tha Leonard Berberi është e vërtetë që kanë shkuar votues të 5 Stelle tek Melone sepse janë pjesa më anti sistem e votuesve të Ialisë. 5 Stelle zhgënjeu se u fut brenda sistemit e ra, edhe Lega. Futja ishte në qeverinë Draghi, që paraqitej si përfaqësues i bankave, i klasës dominonte. Pyetja është nëse Melone do të jetë kaq anti sistem. Deklaratat e saj deri në zgjedhje kanë ndryshuar në radikalizëm, ka qenë kundra Sorosit sepse ishte anti liberale lidhur me emigracionit. Ka akuzuar se po bën zhvendosje etnike po përzë italianët e po sjell emigrantë të huaj.

Të drejtat sociale e civile, Meloni është kundra kryesisht nuk ka ndjeshmëri ndaj të drejtave sociale sepse është e djathtë, por është jo haptazi kundër, me një gjuhë të moderuar ndaj martesave të komunitetit LGBTQ.