.

“Deniz Klironomi, emisar i grupeve kriminale”, gazetari Kasapi zbardh skemën e transportit të kokainës nga Kolumbia, roli i shqiptarëve në zinxhirin e trafikut

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me arrestimin e Deniz Klironomi (Guçi) në Ekuador dhe rolin e shqiptarëve në trafikun e kokainës në Amerikën Latine.

Klironomi akuzohet për disa vepra penale në Shqipëri dhe njëkohësisht në Kolumbi si i lidhur me grupin kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai ishte pjesë e listët së më të kërkuarve nga Interpoli.

Gazetari Juli Kasapi, ka deklaruar se nuk mendon se Klironomi është drejtues i karteleve të drogës, por se është i dërguar dhe emisar.

Ai ka zbuluar edhe skemën e anë të të cilës kryhet transporti i lëndëve narkotike nga Kolumbia, ku ka zbuluar edhe rolin e shqiptarëve në zinxhirin transportues.