.

“Hakerat brenda sistemeve tona deri javën e shkuar”, eksperti: Dalja e të dhënave nga patronazhistët, si i përdori kjo organizatë terroriste

Besmir Semanaj, Ekspert në fushën e informacionit dhe të sigurisë, deklaroi mbrëmjen e sotme në “Open” në Neës24, se hakerat kanë qenë ende brenda sistemeve tona, të paktën deri javën e shkuar.

Më tej ai tha se qeveria e ka të mundur që të kuptojë dhe të zbulojë sasi e informacionit që është marrë nga hakerat në sistemet tona, të cilat u sulmuar javët e fundit.

“E kuptoni sa të dobishme kanë qenë informacionet e patronazhistëve dhe pagave për hakerat? Kjo organizatë terroriste që sulmoi Shqipërinë i ka shfrytëzuar këta persona për të marr të dhënat. Ndodhi sulmi i korrikut, institucionet u nxituan të kthenin në punë këto sisteme. Jashtë nuk sulmohet dot se nuk ke akses, pra u sulmua nga brenda.

Jo nga persona, nga pajisje që janë akoma brenda rrjetit që kanë qenë të infektuara dhe nuk janë pastruar siç udhët. Ditën e hënë kemi pasur sulme nga pajisjet shtetërore shqiptare ndaj infrastrukturës kriptike të Kosovës, pra deri javën e kaluar ata hakerat janë ende brenda.

Shteti e ka shumë të thjehstë të nxjerri, mjafton të shikon logot në fireëall dhe mund të kuptohet sasi e marrë e informacioneve”, tha eksperti.