.

“Putin do të dështojë dhe Europa do të mbizotërojë”, Von der Leyen në Kiev: Koha të tregojmë vendosmëri

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev.

Von der Leyen ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke njoftuar se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.

Ndërkohë në një reagim më herët von der Leyen tha se “Putini do të dështojë dhe Evropa do të mbizotërojë” dhe se BE do të qëndrojë në me sanksionet e saj ndaj Rusisë.

“Sanksionet do të qëndrojnë. Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri dhe jo qetësim.”, ka thënë më tej ajo.