.

Gjenerali i Putin u ofron lirinë të burgosurve rusë: Nëse mbijetoni 6 muaj në luftë…


Një nga gjeneralët e Vladimir Putinit është filmuar duke u ofruar falje kriminelëve të dhunshëm dhe abuzuesëve seksualë të dënuar në një burg rus, nëse këta të fundit i mbijetojnë luftimeve në Ukrainë për gjashtë muaj.

Shefi i njësisë luftarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, u tha të burgosurve se mund të bëhen heronj lufte, ndërsa Kremlini rrit masat e rekrutimit pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër ushtrisë ukrainase në lindje.

Vrasësve dhe abuzuesve seksualë u ofrohet “liri e menjëhershme dhe falje nga Putini nëse mbijetojnë gjashtë muaj në fushëbetejë me ukrainasit, ndërsa në rast se vdesin ata do të varrosen si heronj”, tha Prigozhin.