.

Po përgatisnin një atentat/ Sapo ishin liruar nga burgu, arrestohen dy shqiptarë në Greqi, në makinë iu gjetën dy kallashnikovë

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Palataki, Haidari të Athinës, ndërkohë që dyshohet se po përgatisnin një atentat.

Fillimisht ata janë ndaluar pasi në mjetin ku udhëtonin u gjet një thikë. Me pas mjeti u shoqëruar në Komisariatin e Haidarit, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura në bagazh 2 armë zjarri Kallashnikov.

Po ashtu raportohet se në një vend të improvizuar enkas pas kasetofonit të mjetit u gjetën dy krehëra me fishekë. Rezulton se dy të arrestuarit ishin liruar sëfundmi nga burgu dhe ishin me ‘detyrim paraqitje’, njëri i dënuar për vepra të rënda penale.