.

“Veprimet e tij janë të dëmshme për Rusinë”, dhjetëra deputetë rusë, letër të hapur Putinit: Jep dorëheqjen!

Dhjetëra deputetë rusë, kryesisht nga Moska dhe Shën Petersburgu, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Me anë të një letre të hapur, ligjvënësit rusë kanë kërkuar që lideri të largohet vetë nga detyra, kërkesë kjo e cila vjen mes pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet lokale dhe rajonale të kësaj fundjave si dhe pas një përparim masiv nga forcat e Kievit që shënuan pengesën më të madhe ende për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Nënshkruesit e letrës së hapur, kanë vënë jetën në rrezik me anë të një akti të tillë, pasi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, një ndryshim legjislacioni nuk lejon asnjë qëndrim kundër ndaj luftës.

“Veprimet e Presidentit Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj. Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”, thuhet në peticionin e shpërndarë në Tëitter nga Ksenia Torstrem, një deputete për distriktin Semyonovsky të Shën Petersburgut.

Deklarata fillimisht është nënshkruar nga 19 deputetë, ndërsa 84 të tjerë i janë bashkuar letrës së hapur deri tani.

Mbikëqyrësi i pavarur i zgjedhjeve Golos raportoi dhjetëra raste të manipulimit të votave, frikësimit, blerjes së votave dhe keqregjistrimit të votave pasi kandidatët pro-Kremlinit dolën në terren në zgjedhjet lokale dhe rajonale të Rusisë.