.

“Unë nuk do të largohem”, reporterja e ‘New York Times’ zbulon të pathënat: Trump ishte i bindur se i kishte fituar zgjedhjet, i vendosur për…

“Ish-presidenti Donald Trump ishte i vendosur të mos largohej nga Shtëpia e Bardhë pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 202 sepse ishte i bindur se ai i kishte fituar zgjedhjet”, kështu shkruan Maggie Haberman një reportere për NewYork Times në librin e saj mbi sfondin e presidencës së Trump që pritet të publikohet në fillim të tetorit, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Trump, shkruan Haberman, thuhet se i tha një ndihmësi: “Unë nuk do të largohem”, ndërsa një partneri tjetër i tha: ” Nuk po ikim, si mund të largohesh kur fiton zgjedhjet?”.

Informacioni, siç bëjnë të ditur mediat e huaja është një tjetër pjesë në enigmën e gjërave të paprecedentë që ndodhën mes zgjedhjeve të nëntorit dhe inaugurimit të Joe Biden, më 20 janar 2021.

Pika kryesore ishin ngjarjet e 6 janarit 2021, me pushtimin e mbështetësve të Trump në Capitol Hill.

Menjëherë pas zgjedhjeve, më 3 nëntor 2020, siç shkruan Haberman, Trump u duk se pranoi se kishte humbur ndaj Biden.

“Bëmë maksimumin”, ka pranuar ka treguar një koleg i tij.

Por më vonë qëndrimi i tij ndryshoi dhe filloi të shprehej se nuk do të largohej nga Shtëpia e Bardhë , pasi siç tha ai “ma vodhën fitoren”.

Në publik, megjithatë, ai tha të kundërtën .

Në fund të nëntorit, në pyetjen e një gazetari, ai tha: “Sigurisht që do të iki dhe ju e dini këtë”.

Në të njëjtën kohë ai vazhdoi të pretendonte në mënyrë të rreme se fitoi zgjedhjet dhe se fitorja e tij ishte vjedhur. Madje, ai i pyeti të gjithë se çfarë të bënin tani e tutje, madje edhe shërbëtorin që i solli Diet Coke kur shtypte një buton të kuq në Zyrën Ovale.