.

Rusia mbyll reaktorin e fundit për të shmangur katastrofën bërthamore

Operacionet në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, të kontrolluar nga Rusia, janë ndalur plotësisht si masë sigurie, pasi frika për një katastrofë rrezatimi vazhdon. Energoatom, agjencia shtetërore përgjegjëse për centralin, ka bërë me dije së fundmi se puna në objekt ishte “ndërprerë plotësisht” pasi shkëputi njësinë e energjisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga ana tjetër, Kievi u bëri thirrje të mërkurën banorëve të zonave përreth uzinës, të cilat kontrollohen nga Rusia, të evakuohen për sigurinë e tyre. Uzina e Zaporizhzhias është më e madhja në Europë dhe dëmet që mund të shkaktohen nga rrezatimi bërthamor mund të jenë katastrofike.

Centrali me gjashtë reaktorë, Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti javën e kaluar pasi të gjitha linjat e tij të energjisë u shkëputën si rezultat i luftimeve në zonë dhe po funksiononte në “modalitetin ishullor” për disa ditë, duke gjeneruar energji elektrike vetëm për sistemet e rëndësishme të ftohjes.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për dëmtimin e linjave të energjisë që lidhin termocentralin me rrjetin raketor dhe artilerinë e rëndë, duke rrezikuar kështu shkaktimin e një fatkeqësie bërthamore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që zona përreth të çmilitarizohet.

“Energoatom” tha se rivendosi në kapacitet operacional një linjë komunikimi me sistemin energjetik, për të cilin tha se ishte dëmtuar nga granatimet ruse, duke lejuar që centrali të fuqizohej nga sistemi energjetik i Ukrainës. “Prandaj, u mor një vendim për mbylljen e njësisë energjetike nr. 6 dhe transferimin e saj në gjendjen më të sigurt , mbylljen e ftohtë”, thuhet në njoftim.