Forcat ukrainase po vazhdojnë të bëjnë përparime të papritura dhe të shpejta në veri-lindje të vendit , duke rimarrë më shumë se një të tretën e rajonit të pushtuar të Kharkiv në vetëm tre ditë. Shumica e fitimeve territoriale të Ukrainës u konfirmuan nga ministria ruse e mbrojtjes të shtunën.

“Ishte një operacion i madh dezinformimi special,” tha Taras Berezovets, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, i kthyer në oficer shtypi për brigadën Bohun të forcave speciale të Ukrainës.
“Rusia mendoi se do të ishte në jug dhe zhvendosi pajisjet e saj. Më pas, në vend të jugut, ofensiva ndodhi aty ku ata më së paku e prisnin dhe kjo i shkaktoi panik dhe arratisje”.

Më 29 gusht, komanda jugore e Ukrainës njoftoi se ofensiva e shumëpritur në rajonin Kherson kishte filluar. Por ushtarët në vijën e frontit të Khersonit thanë në atë kohë se nuk panë asnjë provë të ofensivës së përmendur ose se betejat aktive që po zhvilloheshin ishin një reagim ndaj një tentative ofensive ruse disa ditë me pare.