.

U emërua zyrtarisht pak orë më parë, nis betimi i deputetëve për besnikëri ndaj mbretit të ri Charles III


Pas marrjes zyrtarisht të titullit si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, ka nisur betimi i deputetëve para monarkut të ri, në një seancë speciale të Parlamentit.

Kryeminstrja Liz Truss ka qenë mes deputetëve që kanë ribërë zyrtarisht betimin e tyre parlamentar ndaj mbretit Charles III.

Deputetja e parë që u ribetua ishte kryetarja, Lindsay Hoyle, e ndjekur nga dy deputetët më jetëgjatë, Peter Bottomly dhe Harriet Harman, më pas Truss dhe Penny Mordaunt. Keir Starmer, lideri laburist dhe Iain Blackford, udhëheqësi i SNP-së në Ëestminster, u ribetuan gjithashtu.

Parashikohet që homazhet e deputetëve për Mbretëreshën e ndjerë do të vijojnë deri në orën 22:00.

Është e detyrueshme që deputetët të betohen për besnikëri ndaj monarkut që të jenë pjesë e Parlamentit.

The Gardian raporton se kjo është arsyeja pse deputetët e Sinn Féin mungojnë, pasi ata nuk e njohin monarkun e Mbretërisë së Bashkuar si kreun e shtetit.