.

“Lavdi Ukrainës!”/ Vijon ofensiva çliruese e Ukrainës, ushtarët e Zelenskyt rimarrin edhe dy qytete të tjera në rajonin e Kharkivit, goditet rëndë logjistika ruse


Ukraina duket se ka rimarrë qytetet kryesore të Izyum dhe Kupiansk. Qytetet shtrihen në juglindje të rajonit të Kharkivit, ku forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë të madhe ditët e fundit.

Kupiansk në veçanti është një qendër e rëndësishme logjistike për forcat ruse në lindje të Ukrainës.

Një numër i kanaleve pro-ruse në Telegram kanë deklaruar se forcat ukrainase tani kontrollojnë gjysmën e Kupiansk, raporton BBC Rusi, ndërsa burime ukrainase i kanë thënë medias se Kupiansk është “çliruar plotësisht”.

BBC Rusia raporton gjithashtu se kanalet pro-ruse kanë thënë se trupat ruse janë larguar nga Izyum.

Të enjten vonë, Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se priste që Kupiansk të bjerë brenda 72 orëve dhe se rimarrja e tij do të “godiste rëndë” linjat tokësore të komunikimit të Rusisë në Izyum.

Një përditësim i inteligjencës i publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në orën 6 të mëngjesit të sotëm tha se forcat ruse rreth Izyum ishin “gjithnjë e më shumë të izoluara” dhe se njësitë ukrainase ishin shumë pranë çlirimit të Kupiansk.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht foto të ushtarëve urkainas në qytetin Kupiansk .

Një ish-zëdhënëse e Presidentit Zelenskiy, publikoi një foto tregoi ku katër ushtarë qëndronin përpara një ndërtese duke mbajtur një flamur ukrainas, ndërsa një flamur rus shihet i hedhur në tokë para tyre.

“Ky është Kupiansk i rajonit Kharkiv,” shkroi Mendel. “Lavdi Ukrainës!”