.

Devin Ratray, aktori i “I vetëm në shtëpi” hetohet për përdhunim

Ende probleme ligjore për Devin Ratray, aktorin 45-vjeçar që luajti vëllain e madh të Macaulay Culkin në “I vetëm në shtëpi”. Në dhjetor ai ishte arrestuar tashmë për dhunë në familje, rrahje dhe tentativë për mbytje të partneres së tij. Tani, ai akuzohet për përdhunimin e një gruaje, Lisa Smith, fakte që dyshohet se kishin ndodhur në vitin 2017.

Viktima e supozuar tha se, natën e dhunës seksuale, ajo do të ishte droguar me një substancë të vendosur në një pije të ofruar nga Ratray. “Më kujtohet se u zgjova, por nuk mund të lëvizja – zbuloi ajo për CNN -. Nuk mund t’i hapja sytë, por mund të ndjeja se çfarë po ndodhte”. Aktori i mohoi akuzat dhe u deklarua i pafajshëm. “Nuk kemi bërë seks”, tha ajo.

Smith nuk e raportoi përdhunimin menjëherë, por disa javë më vonë. Për ta dëgjuar në Utah, ku jetonte, kishte mbërritur një detektiv i policisë së Nju Jorkut, i cili, megjithatë, sipas rrëfimit të gruas, nuk do ta kishte plotësuar saktë raportin, duke shkruar se viktima e supozuar nuk donte të bënte një denoncim.

Gruaja më pas kishte një intervistë me Zyrën e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, por nuk kishte asgjë të re për autoritetet, derisa një vit më vonë, ajo gjeti rrobat që kishte veshur natën e dhunës dhe i dërgoi në polici, por nuk mori kurrë një përgjigje.

Policia e New York mohoi akuzat e Smith. “NYPD i merr rastet e sulmeve seksuale dhe përdhunimeve jashtëzakonisht seriozisht dhe nxit këdo që ka qenë viktimë ta raportojë atë në polici në mënyrë që ata të mund të kryejnë një hetim të plotë dhe të ofrojnë mbështetje dhe shërbime për të mbijetuarit.”- tha një zyrtar i policisë. Megjithatë, departamenti nuk komentoi mbi hetimin në lidhje me Ratray.