.

Si do t’u përgjigjeni kur t’ju pyesin a e rrëzuat Ramën? Këlliçi: Sovrani nesër janë qytetarët! Beteja jonë është të fitojmë zemrat e tyre

Në emisionin ‘Open’ në News24 deputeti i PD Belind Këlliçi, foli për protestën që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00.

Gjatë bisedës në studio Këlliçi tha se skenarët për protestën e nesërme janë të qetë, duke shtuar se një pjesë e mirë e deputetëve janë angazhuar duke përfshirë edhe ata që kanë pasur qëndrime kundër

Pjesë nga biseda në studio:

Belind Këlliçi: Çështjet kanë lidhje, si ajo e kompanive të teatrit, unazës dhe inceneratorët.

Juxhin Mustafaraj: A keni prova që PD apo zyrtarë të saj kanë përfituar nga këto çështje

Belind Këlliçi: Nuk ka dijeni nëse do të kisha do ta kisha bërë publike.

Juxhin Mustafaraj: Komisioni për Inceneratorët a kishte për synim ta sabotonte hetimin?

Belind Këlliçi: Nuk besoj që ka pasur për qëllim sabotimin, por mund të ishte bërë më shumë, të zgjeronte gamën e personave që duhej të merreshin në pyetje. Unë mbaj përgjegjësi për veten time dhe çdo informacion e kam bërë publike. Dhe në rastin e Teatrit nga të gjithë zyrtarët e PD jam i vetmi që jam arrestuar. Është një aferë që kalon prej 600 mln euro, në Sharrë, nuk ka as incenerator dhe nuk prodhohet as energji elektrike. Tani për protesten, për momentin do të duhet të shihen nesër pjesëmarrja, kërkesa e qytetarëve për të vendosur për protestat e ardhshme. Beteja jonë është të fitojmë zemrat e qytetarëve dhe rrëzimin e Ramës e kemi synim. Nëse ka një person që i shërben sot interesit rus është Edi Rama. Për çështjet e Rusisë është Rama ekspert. Skenarët për nesër do të jene paqësore, do të ketë përfaqësues nga shoqëria civile, kënga që është e gjetur, mesazhet do të jenë të shumëfishta

Osman Stafa: A shkon PD në këtë protestë e bashkuar? deputetë që nuk e kanë mbështetur zotin Berisha a janë angazhuar në terren.

Belind Këlliçi: Një pjesë e mirë janë angazhuar. Që të kesh një mandat përfaqësimi politik dhe të mos dalësh ne protestë do të ishte vetëvrasje politike për cilindo politikan. Jam i bindur që nesër do të shihni pjesën dërrmuar të grupi parlament.

Juxhin Mustafaraj: Si do t’ju përgjigjeni një qytetari nesër, nëse deri fund të protestës do t’ju pyesë sërish nuk e rrëzuat Ramën?

Belind Këlliçi: Sovrani nesër janë qytetarët