.

“Ritakim me shqiptarët që do na çojë në stacionin e radhës”, Këlliçi për protestën e 7 korrikut: Nuk do të ndalojmë deri në rrëzimin e qeverisë, pjesëmarrja…

Belidn Këlliçi deputet i Partisë Demokratike në studion e “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka paralajmëruar atë që pritet të ndodhë në protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike.

Këlliçi u shpreh se nesër do të çelet një sezon protestash të cilat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“Nuk ka temperaturë të përshtatshme për të protestuar për bukën e shtëpisë. Jemi të 1`0 në botë për çmimin e naftës. Është një protestë e pazakontë, nuk është e natyrshme për vendin tonë të mbahen protestat në korrik por halli nuk njeh pushim.

PD e ka sfidë të fitojë zemrat e qytetarëve duke treguar se tashmë është një opozitë tjetër. E pamë ç’na solli e shkuara, ndërsa sot kemi sfidën ti përgjigjemi qytetarëve për pritshmëritë.

Pikë së pari nesër do jetë rikthim i opozitës në misionin e saj. Është një moment reflektimi për të opozitën, kemi më shumë se një vit në një debat të brendshëm politik, nesër kthehemi në shesh në detyrën tonë si opozitë. Nesër është një pikë takimi me shoqërinë shqiptare. Është një ritakim me shqiptarët dhe ajo prezencë nesër që do të na çojë në stacionin e radhës.

Nuk po ju them sonte që nesër Rama do të rrëzohet, dua të jem i vërtetë, por pjesëmarrja do të jetë shkundje për qeverinë e do të hapi sezonin e protestave që nuk do të ndalet deri në rrëzimin.

Sa i përket pjesëmarrjes, sot ecja mbi 6 orë në tregjet e Kombinatit. Jo vetëm demokratë por edhe qytetarë të angazhuar politikisht që do jenë nesër në shtet. Do të protestojnë për çmimet e produkteve ushqimore të shportës, të gjitha janë rritur 11.4 përqind. Ka arsye më të mëdha se kjo për të dalë në protestë?”, deklaroi ai.