.

Nesër protesta e PD, gazetari: Më shumë politike, shërben për konfirmimin e lidershipit të demokratëve

Gazetari Juxhin Mustafaraj deklaroi se protesta e nesërme e thirrur nga Partia Demokratike është më shumë politike dhe që i shërben lidershipit të demokratëve për t’u konfirmuar.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Mustafaraj tha se grupi parlamentar i PD-së është ende i pakonfirmuar, pasi njihet ende si kryetar i tij Enekeljd Alibeaj.

“Protesta e ditës së nesërme është politike, që i shërben lidershipit të PD për t’u konfirmuar. 6 marsi ishte test që i mori një grup deputetësh dhe u afirmoi. Grupi parlamentar vijon të jetë i pakonfirmuar. Vijon të drejtohet nga Alibeaj. Vijon të mos ketë fuqi vendimmarrëse. në gjithë takimet që deputetët bënin, qytetarët i kërkonin protestë. ka qenë një garanci e disa kryetarëve ë degës. siç ishte dega e Tiranës, që iu zotuan zotit Berisha se revolta dhe impulset e qytetarëve do e justifikonin mbajtjen e protestës siç është korriku. Ajo që kam parë me skepticizëm këto ditë nga daljet publike është se në një anë lidershipi i PD pretendon se kjo nuk është një protestë mirllifi politike, por bën kauza të qytetarëve bashkë, por kam parë dhe individë afër Berishës që nuk frymëzojnë. Unë e gjykoj se do të duhej të kishte zgjedhur elemente të tjerë, që ne aspektin social mund të ngacmonin nervin e qytetarit. Nga ana tjetër Belindi e di shumë mirë që ka një pjesë tjetër të partisë, që edhe publikisht, Alibeaj tha se nuk frymëzon Berisha për protesta.