Ai u shpreh se gratë duhet të vaksinohen përpara se të jenë shtatzëna, megjithatë deklaroi se nuk ka shpresa që një përqindje e madhe e qytetarëve të marrin dozën e tretë, pasi sipas tij jemi një shoqëri që priremi drejt konspiracionit.

“Pikëpyetja nuk qëndron tek antitrupat, por nëse e kalojnë keq çdo bëjnë me jetën e tyre dhe ç’pasoja do të sjellë kjo herë. Në këto vite kemi parë që pasojat janë të gjata.

Nëse do përmendim prekje të sistemit nervor qendror, harrojnë, kanë probleme me ankthin, gjumin, panikun, probleme me sistemin endokrin, tiroidet, pankreasit, janë probleme që nuk i parashikojmë dot.

Dëmtimet që lë janë të mëdha. Edhe vaksina ka pasur efekte por kanë qenë të vogla. Thuhet se do vijnë tabletat anti covid, mund të ulin fillimisht ngarkesën virale por nuk e zgjidhin përfundimisht çështjen, në dorë kemi vetëm këtë lloj arme.

Shumë veta marrin përsipër… folëm për kulturën qytetare. Tek ne nuk do të ndodhë pavarësisht sensibilizimit, nuk do mundet të vaksinojmë një numër të lartë të qytetarëve. Njerëzit janë të prirur të shkojnë drejtë konspirancionin.