.

Pensionistët milionerë, Kryemadhi zbulon detaje: A bëhet gjë sot në Shqipëri pa lejen e Ramës? Kikia: Skema më e madhe pas firmave piramidale

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në emisionin Open në News24 është ndalur tek çështja e pensionistëve që rezultuan me pasuri marramendëse.

Gjatë bisedës në studio, Kryemadhi theksoi se problemi nuk janë pensionistët.

” Nuk mendoj që problemi janë pensionistët, por pjesa e kompanive ku ka ndodhur shitja e aksioneve. Të gjithë keni dëgjuar që në 2020 janë dënuar disa firma për evazion fiskal, ku në fakt kanë zbuluar 5 apo 10% të faturave që kanë. Në momentin që është konstatuar lidhja me kompanitë e inceneratorëve është mbyllur edhe çështja e tyre. Është bërë sikur është bërë një hetim, pra sot kur flasim ne avokatia e kësaj gjejë çohet dhe thotë se janë dënuar në 2020, por janë dënuar për 10 % të evazionit fiskal kur volume më i madh ka qenë për kompanitë e inceneratorëve.”, tha ajo.

Pjese nga biseda: 

 

 

Bogdani: Ju po e kallëzoni nga e para, a keni besim se do hetohet a keni besim tek SPAK?

Unë këtë punë kam. Kam besim sepse përderisa sa kam vendosur firmën kam besim, tani SPAK është në provë. SPAK evazionin fiskal të Klodian Zotos e ka, në vijim do të bashkangjisë shtesën e padisë. I kam dërguar dy herë letër dhe thotë jemi në hetim paraprak për inceneratorin e Tiranës.

Mentor Kikia: Kjo skemë është më e madha pas firmave piramidale. Është totalisht e pafalshme për drejtësinë që e kapërcyen këtë me hetim dhe gjykim që nuk la asnjë gjurmë. Të gjesh në një listë dhjetëra kompani të mëdha që sot vënë vulën në fonde shtetërore të rëndësishme është e pafalshme dhe është detyrë e jona të ngremë zërin derisa Prokuroria të ulet mbi këtë skemë. Kjo i jep kësaj skeme formën e një krimi të organizuar…

Gazetarja Lala: Skema që ka prezantuar zonja Kryemadhi biem dakord që afera është e rëndë. Nuk më surprizon sepse jemi në vend që kemi pasur edhe patronazhistët…

Kryemadhi: A bëhet gjë sot në Shqipëri pa lejen e Edi Ramës, e mori nga Holanda dhe tha dil e jep përgjigje…Nuk janë këta problemi…Problemi është shteti…Që ta bëjë rrugën 20 mln euro nuk e ka fajin firma…Këto janë skema qeveritare…E njëjta skemë është e inceneratorëve.

Gazetarja Lala: Mund ta bëni një hartë nga ku fillon përfshirja…

Kryemadhi: Është e gjithë qeveria, fillon me tatimet, regjistrimi i kompanive, drejtoria , MF që ka zërat e buxheteve, si disbursohen paratë në bazë të kontratave të nënshkruara… Ne e dimë që Krifca nuk ka lënë serë pa inauguruar tre herë në vit. Kemi denoncuar projektet…