.

Të shtëna me armë në Shkodër/ Detaje të rënda, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri.

Mësohet se një person ende i paidentifikuar hapi zjarr drejt disa fëmijëve të cilët ndodheshin në lagjen “Qemal Stafa”, pranë shkollës “28 nëntori”.

Personi dyshohet të jetë rreth të 30-ave dhe lëvizte me biçikletë, ndërsa raportohet se është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.