.

“Sa e qetë ndihesha kur…”/ Vajza e Bujar Nishanit kujton të atin përmes FOTOS nga fëmijëria

Vajza e ish-presidenti, Bujar Nishani ka publikuar së fundmi foto me të atin. Fiona Nishani nuk nguron ta kujtojë të atin përmes fotove në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një foto kur ishte e vogël dhe ka përqafuar të atin teksa ndodheshin në një varkë në det.

Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi.”-e shoqëroi foton Fiona.

Ish-presidenti u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Pak ditë më parë, Fiona postoi një foto nga fëmijëria, ku shfaqej në shpatullat e të atit. Bashkëngjitur fotos ajo shkruan “Ende nuk mbushem me frymë”.