.

E reja u rrëzua nga ballkoni i hotelit në Vlorë/ Policia i kontrollon dhomën, kap ‘mat’ 29-vjeçarin me…

Një 29-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi u kap në një dhomë hoteli duke përdorur drogë.

Ngjarja u zbulua pasi një shtetase shqiptare, e cila ishte në një dhomë me 29-vjeçarit u rrëzua nga ballkoni i hotelit ky ata po qëndronin në Vlorë. Ajo u dërgua për të marrë ndihmën mjekësore në spital, ndërsa policia kontrolloi dhomën e tyre dhe gjeti drogë të tipit kanabis dhe ekstazi. Po ashtu, efektivët sekuestruan dhe një peshore elektrike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.