.

“Si deputet nuk je shpresëdhënës”, Tritan Shehu i përgjigjet Gjekmarkajt: Ti që më deformon emrin në bejtet e tua…

Deputeti i PD-së Tritan Shehu i është përgjigjur me një fabul deputetit tjetër të PD Agron Gjekmarkaj pas deklaratës së këtij të fundit ditën e djeshme.

Tritan Shehu shkruan se “si deputet nuk më duket shpresëdhënës, jo vetëm për mungesën e plotë të etikës”.

Më tej ai shprehet se “në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshiroj t’i them se nuk më shqetëson aspak me ato zhurma ‘breshërie mitralozi’ që publikon edhe në adresën time, njëlloj si tingujt që nxirrte ‘Gomari shkrimtar’”!

POSTIMI

 

“Gomari shkrimtar”, një inkurajim për “profesorin” e vetë shpallur Gjekmarkaj!

 

E inkurajoj të vazhdojë të shkruaj të tilla “bejte”, se ndoshta ndonjë ditë kështu mund të kuptojë realitetin e tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurrë, ndërsa si deputet nuk më duket shpresëdhënës, jo vetëm për mungesën e plotë të etikës.

Në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshiroj t’i them se nuk më shqetëson aspak me ato zhurma “breshërie mitralozi” që publikon edhe në adresën time, njëlloj si tingujt që nxirrte “Gomari shkrimtar”!

Përkundrazi me zbavitin shumë, duke kuptuar deri ku mund të arrijë paaftësia dhe mendje ngushtësia për të shkruar e dikujt, që kërkon të paraqitet si shkrues!

E gjithë kjo më kujton favolën “Gomari shkrimtar” të Jutta Person.

Pra e inkurajoj të vazhdojë të shkruaj, sa më shumë të tilla “bejte”….

Vetëm diçka, por kjo është çështje e tij….

Kështu veçse vë gjthmonë dhe më shumë në pah problemet që qëndrojnë brenda tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurrë t’i kuptonte.

Sidoqoftë le të shpresojme se Agroni do t’ia arrijë një ditë së paku kësaj!

Dhe për ta ndihmur po i bashkëngjis favolën “Gomari shkrimtar!

  • foto galeri
  • foto galeri