.

Fitim Zekthi në Open: Turp e për faqe të zezë kur dëgjoj demokratët që thonë…

Fitim Zekthi e quajti turp faktin që për zgjedhjet e 6 marsit demokratët thonë që mundëm njëri-tjetrin.

Në studion e Open të Eni Vasilit, ai u shpreh se PD aktualisht ka krizë ideologjie, strukturash e vlerash.

“Duhet të kuptojmë problemin, nëse problemi është Basha, kjo u zgjidh. Por kemi halle të tjera. Ka krizë se ka probleme me ideologjinë, me strukturat, me vlerat.

Është turp që 6 marsi është zgjedhje ku ne mundëm njëri-tjetrin.

Është turp të thuash që i mundëm, e dëgjoj nga Grupi i Rithemelimit. Nëse do duhet të bashkohemi, duhet të bashkohet 1shi me 2shin dhe 3shin. Partitë e djathta janë zemrat e demokracisë. Duhet të bëjmë aleancë me shqiptarët, dhe mos i nënshtrohemi krahut radikal,” u shpreh ai.