.

Fshihet në Shqipëri, shpallet në kërkim ndërkombëtar shqiptari që u largua pas vrasjes së të riut grek

Greqia ditën e djeshme ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin e shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Selanik, Alki Kampanou.

Mediat greke shkruajnë se sipas informacioneve urdhër-arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar i cili dyshohet se është arratisur në vendin e tij të lindjes pas vrasjen se të 19 vjeçarit tashmë ka mbërritur dje në Ministrinë e Brendshme shqiptare.

Raportohet se ka qenë ministria e Brendshme shqiptare që ka konfirmuar mbërritjen e urdhrit dhe tashmë ka nisur procesi hetimor për gjetjen dhe arrestimin e tij. Në fakt, hetimet kanë nisur nga pikat kufitare por për momentin nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari.

Gjithashtu dhe një 23-vjeçar shqiptar, ishte i pari i arrestuar për sulmin e përgjakshëm të 1 shkurtit në Charilaou, ku mbeti i vdekur 19-vjeçari Alkis dhe u plagosën dy shokët e tij, tashmë ai ndodhet në masën e paraburgimit dhe ka mohuar se është ai autori i ngjarjes.

Sakaq një 25-vjeçar u dorëzua dje për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes së Alkis Kampanos, atij iu la një afat për të kërkuar falje deri të premten.

25-vjeçari Alexandros Velalopoulos, i quajtur edhe “Athinas”, konsiderohet nga autoritetet si huligan i ashpër i Hyrjes 4 të PAOK-ut. Ai u dorëzua dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut, ku shkoi i shoqëruar nga avokati i tij, për përfshirjen e tij në vrasje, 19-vjeçari Alki Kampanou.

Sipas informacioneve, Velalopoulos, i cili jeton në një zonë të Athinës, ka jetuar vitin e kaluar në Selanik, ku ka punuar si transportues. Rrjedhimisht, hiqet skenari se 25-vjeçari shkoi në Selanik, vetëm për të marrë pjesë në “ritin e vdekjes”, me Alkisin fatkeq që mbeti viktimë.