.

Aksident në Durrës/ Makina përplas 57-vjeçarin, shoqërohet shoferi

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Durrës. Shtetasi H. H., 64 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 57 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi P. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në lagjen nr.14 Durrës, shtetasi H. H., 64 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 57 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi P. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi H. H. është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.